Flash News

Ditari i Opozitës

Padia ndaj Blinken merr vëmendjen e mediave amerikane/ Berisha flet për 'The Washington Times', DASH s'jep koment

Padia ndaj Blinken merr vëmendjen e mediave amerikane/ Berisha flet

Një tjetër media ndërkombëtare e njohur ka shkruar për padinë e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken. "The Washington Times" shkruan se Gjykata e Parisit do të shqyrtojë padinë e Berishës. Gjithashtu evidenton pretendimet e Berishës lidhur me këtë çështje.

Ish-kryeministri thotë se vendimi "non grata" erdhi 8 vite pasi ai hoqi dorë nga çdo pozicion drejtues dhe funksion ekzekutiv, si dhe tre javë pasi kandidati që ai mbështeti i humbi zgjedhjet.

Berisha ka thënë për "The Washington Times": Ai vendim … erdhi tetë vjet pasi unë dhashë dorëheqjen nga çdo pozicion drejtues dhe çdo funksion ekzekutiv publik dhe tre javë pasi kandidati që unë mbështeta humbi zgjedhjet.

Përveç kësaj, gjatë 30 viteve të karrierës sime, asnjëherë nuk jam akuzuar apo hetuar për ndonjë formë korrupsioni. Askush nuk ka ngritur kurrë një padi apo ka provuar ndonjë akuzë për korrupsion në një gjykatë kundër meje ose anëtarëve të familjes sime.

"The Washington Times" bën me dije se ka kontaktuar dhe Departamentin Amerikan të Shtetit, por kërkesa për koment mbi këtë çështje, është refuzuar.

Kujtojmë që Berisha dhe familja e tij u ndaluan të hyjnë në SHBA më 19 maj për korrupsion. Ai nuk i pranoi akuzat dhe e paditi Blinken. Pranimi i padisë së Berishës nga Gjykata e Parisit ka bërë jehonë në mediat amerikane.

Një ditë më parë gazetari i njohur Matt Palumbo ka shkruar një artikull lidhur me deklaratën e Berishës pak ditë më parë se Gjykata e Parisit (Tribunal Judiciaire de Paris) pranoi padinë e tij kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken për shpifje, ndërsa citon lidhjet e Blinken me George Soros.  

 

Të fundit