Flash News

Ditari i Opozitës

"Pakti për Universitetin si Shëndetësia Falas, protestat studentore do paralizojnë universitetet!"

"Pakti për Universitetin si Shëndetësia Falas, protestat

Nga Besart Xhaferri

Protesta është përgjigja që të rinjtë demokrat dhe shqiptarë do t’i japin projektit Edi Ramës dhe sektit tij për nxitjen e eksodit masiv të rinisë shqiptare.

Në takimin me Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të rinjtë e FRPD në Universitetet Publike dhe shkollat e mesme të vendit u zotuan se do mobilizohen për protestat kundër qeverisë, që me politikat e saj ka detyruar mijëra të rinj të braktisin vendin.

Studentët nën udhëheqjen e GRUD do paralizojnë Universitetet Publike në vend pasi Edi Rama mashtroi studentët shqiptar për Paktin për Universitetin, duke mos zbatuar asnjë prej pikave të tij.

Ata do ngrihen për degradimin e arsimit të lartë në vend, ku akreditimi i një Universiteti në Shqipëri vlen sa një çantë Louis Vuitton, teksa Universiteti i Tiranës renditet i fundit në rajon dhe Evropë në çdo rankim dhe studim ndërkombëtar. 

Studentët do dalin në protesta kundër korrupsionit, vrasësit të heshtur të arsimit shqiptar.

Në protestë do jenë edhe studentët e Universitetit të Mjeksësisë që qeveria vendosi ti marrë peng për të mbuluar plagën e eksodit të bluzave të bardha që shkaktuan korrupsioni dhe PPP në shëndetësi.

Në protesta do jenë gjimnazistët, që Rilindja guxoi t’u emëronte si drejtues shkollash edhe shpërndarës të lëndëve narkotike dhe sigurinë në shkolla e la në mëshirë të patronazhistëve të Rilindjes.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u zotua se të rinjtë do jenë në vëmendjen e qeverisë së djathtë, teksa nuk mungoi ftesa për të rinjtë që janë në emigrim që të kthehen në atdhe.

 

Të fundit