Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët, Basha reagon sërish: Ky regjim është i korruptuar deri në palcë

Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët, Basha reagon

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë një takim me kryebashkiakët e vendit, ndërsa nuk I kurseu kritikat për ta.

Ndërsa publikon një artikull të “Zërit të Amerikës”, që analizon deklaratat e Ramës me kryebashkiakët, ku ai vuri theksin ndër të tjera te abuzimi me tenderat, ndërsa citon “Open Data”, që thotë se “Qeveria ka më shumë shkelje në tendera se bashkitë”.

Basha shkruan në “Facebook” se dy gjëra janë të qarta, që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe që peshku qelbet nga koka.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA”, shkruan Basha.

Të fundit