Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmëron Berisha: PD shumë shpejt fillon një lëvizje të pandalshme

Paralajmëron Berisha: PD shumë shpejt fillon një lëvizje

Gjatë takimit virtual sot me të rinjtë dhe gjimnazistët e FRPD, kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur shqetësimet e tij për gjendjen e rënduar në Shqipëri, veçanërisht për të rinjtë.

Ai tha se mesazhi qendror i këtij fjalimi, qendron mbi ndryshimin i cili është i mundur dhe do të ndodhë nëse të rinjtë marrin rolin udhëheqës në këtë përpjekje. Ai u bën thirrje të rinjve të angazhohen, duke besuar se regjimi aktual, i mbështetur nga një propagandë e rreme, do të shembet përballë përpjekjes së tyre.

Berisha: Edhe njëherë ju siguroj se ajo propagandë është e njëjtë sikur të pranojmë se qytetarët e ndershëm shqiptarë preferojnë krimin, preferojnë vjedhjen, preferojnë zbrazjen e Shqipërisë, preferojnë mashtrimin, plaçkitjen dhe të gjitha këto me radhë.

Por unë ju garantoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve kurrë nuk janë të këtij mendimi.

Duke thënë këtë, shqiptarët sot përballen me një regjim që ka krijuar një makineri gjigande terrori ndaj zgjedhësve shqiptarë dhe një industri të të rë të blerjes së votës.

PD dhe çdo demokrat do të fitojë momentin kur të arrijë të shkatërrojë këtë makineri frike të shtetit mafioz elektoral dhe këtë industri kriminale të blerjes së votës.

Pa asnjë diskutim që kjo është provë e PD, prova kryesore e saj. Ndaj dhe ne do të fillojmë shumë shpejt një lëvizje të pandalshme gjer në realizimin e këtyre dy objektivave.

Nuk ka diskutim se PD, Sali Berisha dhe udhëheqja e saj kanë mbajtur dhe do mbajnë përgjegjësi për të gjitha këto.

Të fundit