Flash News

Ditari i Opozitës

Pas dorëheqjes së Bashës, Hajdari: Gati të kthehem nga SHBA për t’iu bashkuar ekipit për reformimin e PD-së

Pas dorëheqjes së Bashës, Hajdari: Gati të kthehem nga SHBA

Ish deputetja demokrate Rudina Hajdari ka shprehur gatishmërinë për të lënë SHBA-në dhe për t’u kthyer në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit për reformimin e PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

“Jam gati të bëhem pjesë e ekipit dhe për tu ulur me atë ekip që do të reformojë PD dhe ta ngremë në lartësinë e duhur për të ardhur nesër në pushtet. Nuk e shoh zgjidhjen me një lidership të vjetër”, theksoi Hajdari në një intervistë për Report tv.

Ajo shpreson që dorëheqja e Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike të mos jetë një hile.

“E prisja, Basha nuk kishte shpëtim, çfarëdo që të bënte nuk do arrinte të shpëtonte. Nuk ishte një vendim që më surprizoi. Vendimi i zotit Basha uroj të mos jetë një hile e radhës siç ndodh shpesh brenda PD apo edhe partitë e tjera e bëjnë. Këtë radhë nuk do ketë shpëtim. Ky moment edhe pse është shumë i vështirë për PD, mund të përdoret si një moment ku PD të riformohet të ngrejë një ekip për të ringritur PD në lartësinë e duhur. Sot është shansi më shumë sesa kurrë t’ia rikthejmë PD demokratëve dhe shqiptarëve”, tha ajo.

Hajdari thotë se Berisha duhet të tërhiqet nga kandidimi dhe t’i lërë mundësinë figurave të reja për të marrë në dorë drejtimin, pasi Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një ofertë të vjetër.

Të fundit