Flash News

Ditari i Opozitës

PD do zgjedhë kandidatët për deputetë me “Primare”, Çollaku: Garanci shumë e mirë

PD do zgjedhë kandidatët për deputetë me

Partia Demokratike do t’i zgjedhë kandidatët për deputetë, nëpërmjet procesit të njohur si “primare”, ku anëtarët e partisë do të votojnë të preferuarit e tyre dhe më pas do të përpilohet lista zyrtare.

Deputeti Kreshnik Çollaku e cilësoi këtë fakt një garanci shumë të mirë, pasi sipas tij lista e deputetëve nuk do jetë në bazë të llogarive të mbështetësve të njërit lider apo tjetrit. 

“Është një gjë që duhet përshëndetur dhe është një garanci shumë e mirë në fakt, pasi lista e deputetëve nuk do jetë në bazë të llogarive të mbështetësve të njërit lider apo tjetrit, por në bazë të vlerësimit dhe votës të demokratëve, nga i pari tek i fundit”, u shpreh deputeti i PD për A2.

Ky model u aplikua edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2023, por procedura shkaktoi pakënaqësi, madje edhe akuza për parregullsi zgjedhore dhe votime formale.

 

Të fundit