Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë pritet?

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë pritet?

 Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbledhë sot pasdite Këshillin Kombëtar. Kjo mbledhje organizohet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg ndaj deputeti Ervin Slianji, për kallëzim të rremë, lidhur me dosjen "Babalja".

Po ashtu, në mbledhje do të mbajë një fjalim edhe kryedemokrati Sali Berisha. 

"Në orën 18:00 në seli, salla "Pjetër Arbnori", mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ku do të ketë fjalën e tij Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit. 

Bëhet me dije se në rendin e ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor, datë për të cilën opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare 

Të fundit