Flash News

Ditari i Opozitës

PD me grup auditimi për lobimin rus, Bylykbashi: Referimi mbi bazën e dokumentacionit të KQZ

PD me grup auditimi për lobimin rus, Bylykbashi: Referimi mbi bazën e

Partia Demokratike do të ngrejë një grup auditimi për lobimin rus në vitin 2017, pas raportit të zyrtarit amerikan i cili fliste për një shumë 500 mijë dollarë të financuara nga Rusia në PD, kur asokohe është akuzuar edhe Lulzim Basha si përfitues i parave.

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, pohoi në Klan News se referimi do të bëhet mbi bazën e dokumentacionit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tij, pas rimarrjes së selisë blu, një pjesë e dokumentacioneve kanë munguar.

“Kur ne kemi marrë përsëri selinë, një pjesë e madhe e dokumentacionit nuk ishte aty. Po flasim për dy gjëra. Nga njëra anë është auditimi që bëhet mbi bazën e dokumentacionit të ligjshëm për të parë se çfarë nuk ka shkuar në përputhje me ligjin. Po ajo që del në gjithë këtë histori është financim që nuk mbështet nga dokumentacioni zyrtar i depozituar në KQZ”, u shpreh Bylykbashi.

Zyrtari amerikan deklaroi dy ditë më parë se Rusia ka financuar mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 , ku mes tyre janë edhe 500 mijë dollarë që i janë dhënë Lulzim Bashës. Ky i fundit e ka mohuar përfshirjen e tij në lobimin rus duke i quajtur akuza të pabaza.

Të fundit