Flash News

Ditari i Opozitës

PD ndërpret marrëdhëniet me qeverinë pas dënimit të Salianjit

PD ndërpret marrëdhëniet me qeverinë pas dënimit

Partia Demokratike ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi deputetin Ervin Salianji me 1 vit burg.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ky vendim është një hakmarrje politike, e ndërmarrë me urdhër të kryeministrit.

Bardhi njoftoi gjithashtu përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur nga protesta e planifikuar për 6 tetor.

Kjo nuk ndodh me asnjë qytetar të thjeshtë. Po çojnë në burg një luftëtar kundër krimit të organizuar, ndërsa anëtarët e krimit të organizuar i lenë kohë të arratisen.

Për deputetin e opozitës gjithçka ndodh brenda 24 orësh, vendimi shkon nga Apeli në Gjykatën e Rrethit, hidhet shorti, del vendimi i ekzekutimit, sepse Edi Rama kështu ka urdhëruar, që Salianji të shkojë sot në burg”, tha Salianji.

Të fundit