Flash News

Ditari i Opozitës

PD nis zyrtarisht fushatën elektorale, fëmijët e Ilir Metës në shesh për mbështetjen e opozitës

PD nis zyrtarisht fushatën elektorale, fëmijët e Ilir Metës

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme, me një aktivitet të madh në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Mes mbështetësve të shumtë të opozitës janë vënë re edhe fëmijët e liderit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilët kanë qenë të pranishëm për të treguar solidaritetin e tyre me thirrjen për ndryshim politik në vend.

Pjesëmarrja e fëmijëve të Metës në këtë aktivitet vjen në një moment të veçantë, vetëm një ditë pas zyrtarizimit të divorcit mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Opozita pritet të vazhdojë fushatën me takime në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa PD ka paralajmëruar një ofensivë politike të fortë përballë qeverisë së Edi Ramës.

Të fundit