Flash News

Ditari i Opozitës

"Pensionet tuaja duhet të ishin rritur 2.5 herë!", Berisha thirrje të moshuarve: Bashkohu me ne në betejën tonë

"Pensionet tuaja duhet të ishin rritur 2.5 herë!", Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje pensionistëve t’i bashkohen betejës së opozitës kundër një narko-qeverie, që ka plan vetëm si të pasurojë veten e saj. Më tej Kryedemokrati u shpreh se pensionet duhet të ishin rritur së paku, 2.5 herë më shumë. 

"Çfarë mbetet për pensionistët kur Erion Veliaj, taksat e qytetarëve të bashkisë i vjedh 100 përqind me drejtorët e tij? Çfarë mbetet për pensionistët kur Lubi Balluku për 1 km rrugë shpenzon 10-12 herë më shumë se në Kroaci? Çfarë mbetet për pensionistët, më thoni ju mua? Ndaj jam sot para jush t’u bëj thirrje pensionistëve shqiptarë, nuk meritoni kurrë një trajtim të tillë. Nuk them se një qeveri mund t’u shpërblejë ju ashtu siç e meritoni, por them se një qeveri ka detyrimin ligjor e moral t’u shpërblejë ju të paktën, minimumi, 2.5 herë më shumë se sot.

Dhe u garantoj për këtë, garanci për këtë është fjala ime. Ju e keni provuar, unë nuk them se morët atë që meritonit, por ju e patë që u dyfishuan të ardhurat, pensionet. Dyfishimi është i paktë tani. Duhet rritur dy herë e gjysmë që ju mund të dilni në kafe të qetë, të mos numëroni kafshatën, të merrni në farmaci ilaçet që u duhen. Ndaj dhe bashkohuni, ngrihuni në krah me ne, bashkohuni në këtë betejë tuaj për veten tuaj, për mbesat dhe nipërit tuaj, për dashurinë që keni për këtë vend, për energjitë që keni shkrirë në Shqipëri. Askush më mirë se ju nuk e di se çfarë race, çfarë soji janë qytetarët hajdutë që pasurohen me pasuritë tuaja" tha Berisha. 

Të fundit