Flash News

Ditari i Opozitës

“Për shtetin e së drejtës”, Meta: Jemi të hapur të vazhdojmë bashkëpunimin me PD

“Për shtetin e së drejtës”, Meta: Jemi të hapur

Ilir Meta ka folur në lidhje me bashkëpunimin me Partinë Demokratike pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit.

 Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se forca politike që ai drejton është e hapur të vazhdojë bashkëpunimin me PD dhe çdo parti tjetër që është e angazhuar për shtetin e të drejtës, demokracinë dhe interesin publik.

POSTIMI I PLOTË:

Ne jemi shumë të hapur të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë bashkëpunimin jo vetëm me Partinë Demokratike, por edhe me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar që është i angazhuar për lirinë, për shtetin e së drejtës, për demokracinë, për interesin publik, për mirëqeverisjen dhe që është kundër këtij regjimi dhunues.

Të fundit