Flash News

Ditari i Opozitës

Përgjimet/ Balla: Pyesni Bashën; Tabaku: Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë

Përgjimet/ Balla: Pyesni Bashën; Tabaku: Përpjekja patetike nga
Taulant Balla, Jorida Tabaku

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se eurodeputeti Lorenzo Cesa, emri i të cilit ka dalë në përgjimet e Antimafias italiane, “është mik i kryetarit të opozitës Lulzim Basha”, ndaj për këtë çështje ai ka theksuar se duhet të pyetet lideri i PD-së.

Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Ish-deputetja Jorida Tabaku thotë se “përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë”, ndërsa thekson se po shmangen përgjigjet e vërteta dhe po justifikohen përgjimet e dala.

“Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian”, tha Tabaku në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Kjo e fundit akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se janë të fokusuar në punët e pista me mafian, ndërsa gjendja ekonomike e shqiptarëve dhe vendit po rëndohet.

“Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.

Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.

• Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.
• Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.
• Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët”, u shpreh ndër të tjera Tabaku.

Të fundit