Flash News

Ditari i Opozitës

‘Përplasja’ Berisha-Basha, Bejko: Berisha ta kapërcejë egon, që partia të mos shkatërrohet

‘Përplasja’ Berisha-Basha, Bejko: Berisha ta

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka komentuar ‘luftën’ mes kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe ish-liderit Sali Berisha.

I ftuar në studion e “Ditari” në A2 CNN, Bejko u shpreh se përplasja mes Berishës dhe Bashës po zhvillohet më shumë për interesa dhe pushtet personal.

Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në studion e “Ditari” në A2 CNN, nga ku komentoi “përplasjen Berisha-Basha”.

“Sherri që nisi pas vendimit të kryetarit Basha për të larguar përkohësisht zotin Berisha nga grupi parlamentar, mendoj se zhvillohet për interesa personale, për pushtet personal. Është një sherr që nuk e nderon atë që e ka nisur dhe mendoj që do t’i bëjë dëm Partisë Demokratike”, u shpreh Bejko.

Sipas tij, ish-lideri i demokratëve Berisha duhet të kishte një fund më të lavdishëm në PD, teksa thekson se duhet të kapërcejë egon që partia të ‘mos shkatërrohet’ fare.

“Zoti Berisha duhet të kapërcejë egon e vet, nuk është mirë për lavdinë që ka krijuar brenda partisë, ku ka qenë figurë e dashur nga të gjithë. Por, me reagimet inatçore të fundit, kur e di mirë si është politika dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duhet të tërhiqet sa nuk është vonë, që partia të mos shkatërrohet fare. Fundi i zotit Berisha në PD duhet të ishte më i lavdishëm dhe të përkonte me aktet e mëdha që ka bërë për vendin”, shtoi Bejko.

 

Të fundit