Flash News

Ditari i Opozitës

Pezullimi i Ballukut, vjen reagimi i parë nga PD: Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë

Pezullimi i Ballukut, vjen reagimi i parë nga PD: Sot u rrëzua qeveria

Vjen reagimi i parë nga nga rradhët e PD pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre e Infrasturukturës.

Deputeti i PD, Belind Këlliç shkruan në FB se me këtë vendim sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë. 

"Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë!
Gjykata Kushtetuese nuk ja doli të mbrojë të pandehurën Belinda Balluku, kjo falë reagimit qytetar, falë betejës së pandalshme të Partisë Demokratike dhe falë presionit ndërkombëtar.
Edi Rama mori goditje dhe sot është dhe ai në bankën e të akuzuarve!!!
Pasi bëri çdo përpjekje për të mbrojtur aferat e tij, Kryeministri më i korruptuar në Europë mori mesazhin se autokratët që vjedhin e shtypin popullin e tyre, sado të qëndrojnë me forcë mbi ligjin e parimet, një ditë bien!
Vendimi sot i Kushtetueses, me shumë vonesë dhe nën presion, është një hap më afër drejtësisë.
Tanimë, Edi Ramës i ngelet ta mbrojë të pandehurën nga arrestimi.
Nëse rrëzon me votë në Parlament, kërkesën e SPAK, demokratëve, qytetarëve, të gjithëve ne, na lind detyra të rrëzojmë me çdo mjet Edi Ramën!
Të vendosur, me pasion e me dashuri për Shqipërinë, bashkohemi në 10 shkurt, në Bulevard", shkruan deputeti. 

Të fundit