Flash News

Ditari i Opozitës

"Po luan lojën e postierit", Tabaku: Qeveria të rimbursojë paratë e marra padrejtësisht nga profesionistët e lirë

"Po luan lojën e postierit", Tabaku: Qeveria të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë shqiptare se u ka marrë padrejtësisht para profesionistëve të lirë,

Sipas Tabakut, qeveria nuk ka asnjë qëllim t’ua kthejë paratë këtyre qytetarëve dhe po "luan lojën e postierit" me Gjykatën Kushtetuese për të zvarritur çështjen.

"Kjo është qesharake," u shpreh Tabaku, duke kritikuar ashpër qasjen e qeverisë për trajtimin e kësaj çështjeje. Ajo theksoi se profesionistët e lirë janë ndëshkuar padrejtësisht dhe se shteti duhet të marrë përgjegjësi për këtë situatë.

Gjykata Kushtetuese e vulosi çështjen e profesioneve të lira duke marrë kërkesën e Ministrisë së Financave dhe duke mos e trajtuar fare. Këto diskutimet e Qeverisë shqiptare pa pikë serioziteti, më the, të thashë, do ja çojmë Gjykatës Kushtetuse për ta trajtuar sikur të jetë Gjykata Kushtetuese një drejtori varësie juridike e Ministrisë së Financave morën fund.

Tashmë kemi një vendim të qartë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur që taksa e profesioneve të lira është antikushtetuese dhe e pandershme. Ministria e Financave duhet thjesht të ketë vullnetin politik që ta zbatojë atë. Nuk dinë sesi ta bëjnë? Kemi dorëzuar një propozim ligjor që merr parasysh që çdo profesionist i lirë i cili ka paguar tatimin që tashmë nuk është më në fuqi, duhet patjetër që të jetë një rimbursim. Nëqoftëse kanë vullnetin politik për ta bërë, atëherë ta bëjnë.

Të mos e banalizojnë më shumë këtë cështje, të mos e kthejmë shtetin edhe në një shtet qesharak që nuk është i aftë të kuptojë dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e jo më ta zbatojë atë.Sot të gjithë shqiptarët e dinë se taksa e profesioneve të lira ishte antikushtetuese dhe e padrejtë. Ishte një betejë që ne të gjithë bashkë e fituam, tashmë duhet që ta çojmë këtë betejë deri në fund duke rimbursuar çdo para që është paguar nga këto profesionistë të lirë”, shprehet Tabaku.

Të fundit