Flash News

Ditari i Opozitës

"Po në ato 30 metra pa lavdi, Kodi do të të mbrojë?!"

"Po në ato 30 metra pa lavdi, Kodi do të të

Deputeti i Partia Demokratike, Belind Këlliçi komentoi incidentin e djeshëm në Durrës, ku kryeministri Edi Rama pati një debat me banorët lidhur me projektin TID. 

Në një postim në FB, Këlliçi akuzon Ramën se fshihet pas gardës së sigurisë, propagandës dhe ndryshimeve ligjore për t’i shpëtuar llogaridhënies, ndërsa thekson se reagimi i qytetarëve në ato “30 metra” ishte, sipas tij, shprehje e pakënaqësisë së akumuluar pas katër mandateve qeverisëse.

Reagimi i plotë: 

Po në ato 30 metra pa lavdi, Kodi do të të mbrojë?!
Edi Rama është gjithnjë i rrethuar me gardë e kordonë sigurie, me audiencë të përzgjedhur mes militantësh e patronazhistësh dhe kontaktin me realitetin e ka zëvendësuar me propagandë.
Një sferë e mbyllur ku ai krekoset çdo ditë. Shmang përballjet në studio, parlamentin, dhe çdo instancë ku duhet të japë llogari.
Tani i shtoi kësaj korace dhe imunitetin ekstra me Kod!!!
Por ajo që ndodhi në Durrës të shtunën, është një copëz që i shpëtoi kontrollit. Eshtë realiteti. Në të vetmin moment nga dera e bashkisë te makina, ku pati ballafaqim me qytetarët, Edi Rama mori këto mesazhe: hajdut pronash, i lidhur me krimin, ku e ke Gysin, dhe padyshim emblematikja, Rama ik.
Kjo pritje do t'i rezervohej kryeministrit më të korruptuar në Europë në çdo shesh, e kudo ku do të kishte një afërsi me njerëzit, jashtë mekanizmit propagandues e filtrave të sigurisë.
Ato 30 metra në Durrës të paçensuruara dot, janë sentimenti i popullit për të, janë e vërteta e qeverisjes 13 vjeçare.
Ato sekonda dëshmojnë se qytetarët nuk kanë më frikë. Kanë ardhur në momentin kur pushteti i korruptuar dhe i lidhur me krimin u ka marrë gjithçka dhe shumë vite të jetës.
Qytetarët nuk duan më vetëm të ndahen nga ky makth 4 mandatesh, por duan drejtësi, pra ndëshkim!
Pas atyre 30 metrave 'walk of shame', Edi Rama do marrë çdo masë që e tillë skenë të mos ndodhë më. Po kjo nuk do të thotë që pakënaqësia e mllefi do ikin, meqë s'do shfaqen në publik. Përkundrazi, do shtohen!
Bashkë me qytetarët me motrat e vëllezërit, me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do ta manifestojmë me të madhe këtë të vërtetë me 20 shkurt, para zyrës së krimit dhe korrupsionit.
Pas 4 ditësh, me pasion, me energji, me dashuri për Shqipërinë.

Të fundit