Flash News

Ditari i Opozitës

‘Politikë dyfytyrëshe’, Berisha për vizitën e Ramës në Kiev: Pse përjashtoi Peleshin dhe Xhaçkën nga udhëtimi

‘Politikë dyfytyrëshe’, Berisha për vizitën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kiev me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se qëllimisht Rama përjashtoi nga udhëtimi ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka, sepse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do t’i vinte në dukje qasjen e dyfishtë të tij në luftën ruse në Ukrainë.

Berisha shkruan se nga njëra anë Rama dënon agresionin rus me sanksione dhe nga ana tjetër lejon që turistët rusë të hyjnë në territorin shqiptar.

Postimi i plotë:

Pse Rama perjashtoi nga udhetimi ne Ukraine Peleshin e mbrojtjes dhe Xhaçken e te jashtmes!

Te dashur miq,

Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.

Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.

Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines.

Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere.

‘Politikë dyfytyrëshe’, Berisha për vizitën e

Të fundit