Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i ri i Durrësit, Bylykbashi: Rrezikon rëndësinë strategjike dhe ekonomike të vendit

Porti i ri i Durrësit, Bylykbashi: Rrezikon rëndësinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ngriti shqetësime për ndikimin që mund të ketë ndërtimi i portit të ri në rëndësinë strategjike dhe ekonomike të vendit.

“Deri sa të ndodhë, nëse do të ndërtohet porti tjetër, më të gjithë infrasktrukturës që ky sot ka, do të kalojnë të paktën një dekadë, derisa të jetë e nevojshme që të kalojnë atje, dhe do duhen 3-5 vjet për kompanitë shqiptare që të lidhin dhe njëherë interesat që ta kalojnë nga port i Durrësit. Pra një dekadë e më shumë humbje e rëndësisë strategjike, dhe çfarë ndodh, të gjithë interesat e transporteve të çdo lloj forme, përfshirë dhe ushtarake, do të spostohen drejt Tivarit dhe Selanikut”, u shpreh Bylykbashi.

Deputeti demokrat deklaroi nga Kuvendi se gjykata ka vendosur rritjen e vlerës së kompensimit për tokat private të shpronësuara në kuadër të ndërtimit të portit të ri.

“Nga 500 hektarë që ndërtohet, kismet, Port i ri i Durrësit, 400 janë shtet, 100 janë privat. Shteti ia ka caktuar vlerën e shpronësimit, 5.5 euro/metër katror. Kanë fituar gjyqet në gjykatë sot. Gjykata ka vendosur që vlen metri 155 euro”, tha Bylykbashi.

 

Të fundit