Flash News

Ditari i Opozitës

"Pranga në duart e Opozitës"/ Gjekmarkaj: Dënimi i Salianjit akti politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes

"Pranga në duart e Opozitës"/ Gjekmarkaj: Dënimi i

Nënkryetari i PD-së  Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje me vendimin  gjykatës për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Ai shkruan se dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Pranga në duart e Opozitës! Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë!


PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës! Pas politikanëve të Opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës!

Të fundit