Flash News

Ditari i Opozitës

“Prindi 1, prindi 2 janë shkatërrim...”, Berisha: Nuk jam homofob, por familja është e shenjtë

“Prindi 1, prindi 2 janë shkatërrim...”, Berisha: Nuk jam

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se nuk heq dorë nga primaret, pasi, sipas tij, kjo është përcaktuar tashmë qartë në statutin e PD-së.

Në një intervistë në RTSH, Berisha tha se PD u rithemelua sepse e kishte të domosdoshme rikthimin tek vlerat themelore konservatore tradicionale të saj, tek individi, liritë dhe të drejtat e tij.

Ai u ndal edhe te propozimi i komunitetit LGBT, për termat prindi 1 dhe prindi 2 që do të zëvendësojnë në dokumente nënën dhe babain.

Pjesë nga intervista:

Gjatë drejtimit tuaj, PD është ndarë dhe bashkuar disa herë. Çfarë mundësish ka bashkimi në një situatë aspak të ngjashme me te kaluarën? 

Sali Berisha: Po, shumë e drejtë. PD u rithemelua sepse e kishte të domosdoshme rikthimin tek vlerat themelore konservatore tradicionale të saj. Ato vlera kanë bërë Shqipërinë dhe ne po rikthehemi tek parimet konservatore, individi, liritë dhe të drejtat e tij. Primaret janë rikthim të individi jo te kryetari. Po rikthehemi tek familja. Prindi 1, prindi 2 janë shkatërrim i familjes.

Por ju jeni ndër ata që e keni miratuar ligjin që përkrah komunitetin gay.

Sali Berisha: Absolutisht nuk kam as nuancën më të vogël homofobike, por nuk kam kurrën e kurrës idenë e shkatërrimit të familjes. Familja për mua është e shenjtë që nga Eva dhe Adami. Nuk mund të ketë koncept tjetër.  Për ligjin që kam miratuar ndihem mirë, se kam respektuar lirinë dhe ky është një nga shtyllat e konservatorizmit, siç është dhe interesi kombëtar. Shqiptarët kanë tani një parti që i del zot interesit kombëtar, veëanërisht tani që ia nëpërkëmbet nga partia  shtet.

 

Të fundit