Flash News

Ditari i Opozitës

Profesionistët e lirë, Tabaku replikë me ministrin e Financave: Qeveria duhet t’ua kthejë paratë

Profesionistët e lirë, Tabaku replikë me ministrin e Financave:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pati një replikë me ministrin e Financave për Profesionet e Lira.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, Tabaku ngriti sërish çështjen e profesionistëve të lirë, të cilët kanë paguar një taksë që tashmë është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetja tha se shuma e kundërshtuar nga ministri kishte burim Drejtorinë e Tatimeve, janë mbledhur rreth 10 milionë euro nga 10 mijë profesionistë të lirë, ndërsa Ministri i Financave ka raportuar një shifër prej 5 milionë eurosh.

 “Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese që e shpalli këtë taksë si antikushtetuese është ende në fuqi. Sot, dje dhe nesër, mbetet i njëjti, taksa ishte dhe është antikushtetuese. Pavarësisht nëse profesionistët e lirë e kanë paguar apo jo, këto para duhet t’u kthehen, “ deklaroi Tabaku gjatë fjalës së saj.

Replika e Tabakut me Ministrin e Financave:

Z. Ministër, Drejtoria e Tatimeve që ju drejtoni thotë se janë mbledhur 10 milionë euro nga 10 mijë profesionistë të lirë, ndërsa ju thoni 5 milionë euro. Edhe pse në këtë parlament kam folur me shifra dhe fakte, qoftë edhe 1 lek i marrë nga profesionistët e lirë, çfarë do të thotë? Po ndryshon buxhetin dhe po i shton tre kompanive 15 milionë euro sepse u janë rritur çmimet. Po këto? Nëse një tatimpagues është borxhli ndaj shtetit, çfarë ndodh? Shteti fillon me kamatëvonesa, paguan gjobën, dhe çfarë kujton Gjykatën Kushtetuese? Një zyrë nën varësinë e Ministrisë së Financave interpreton vendimin për ju? Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim që taksa e profesionistëve të lirë është antikushtetuese. Është sot, ishte dje, dhe do të jetë edhe nesër! Nuk ka rëndësi kur e ke paguar. Në thelb, është antikushtetuese dhe duhet t’u kthehet atyre që u takon.

Të fundit