Flash News

Ditari i Opozitës

"Projekt-ligji për krimet e komunizmit", Noka në parlament: Po mbillni terror si Enver Hoxha

"Projekt-ligji për krimet e komunizmit", Noka në parlament:

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament, duke komentuar projekt-ligjin për krimet e komunizmit, deklaroi se edhe sot në pushtet janë “komunistët e rinj”.

Noka theksoi se disa nga socialistët që sot janë në pushtet kanë duartrokitur larqoftin, duke shtuar se Rilindja po mbjell terror njësoj si Enver Hoxha dikur. Sipas Nokës, edhe Rilindja po vepron njësoj si koha e Hoxhës, me mekanizma disi më të moderuar.

"Jeni pjella të inkuizicionit të asaj kohe. Nuk jeni ndarë nga ai mendim. Mënyra si qeverisni tregon se keni të njejtin mentalitet.

Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse një zgjatim i diktaturës dhe komunizmit. Keni një gjë të përbashkët me atë regjimi, keni sundimin jo qeverisjen.

Diktatura kishte sigurimin e shtetit, çfarë ka Edveri juaj sot? Ka patronazhistët, SKAPin e Partisë, e njëjta gjë. Komunistët vidhnin paratë e shqiptarëve dhe i bënin bunkera, ju vidhni më shumë se komiunistët, vidhni 100% të taksave shqiptare.", tha Noka. 

Të fundit