Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 6 tetorit, Tabaku: Është momenti për ta bërë, shpresoj të ketë mbështetje popullore

Protesta e 6 tetorit, Tabaku: Është momenti për ta

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë se dënimi i Ervin Salianjit është një dënim që vjen për shkak të denoncimit që bëri.

E ftuar në Euronews Albania, deputetja tha se protesta e 6 tetorit është diskutuar prej kohësh për një mori arsyesh, dhe se tashmë është nevoja për ta bërë.

“Kjo protestë kishte kohë që diskutohej, por çdo ditë shtohen gjëra të tjera. Sepse protesta qytetare lidhet edhe me situatën ekonomike dhe sociale, por ndërkohë ndodhi burgosja e Ervin Salianjit, moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për deputeten Xhaçka, pra ndodhën faktorë të tjerë që në një moment ku ndodhet Shqipëria shpresoj të shkaktojë atë mbështetje popullore që është e nevojshme. Ka pasur shumë kohë që strukturat e PD kërkonin organizimin e një protestë dhe mendoj se është momenti për ta bërë”, tha ajo.

Të fundit