Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 7 tetorit, Berisha: Do jetë dita e drejtësisë, vendimtare për lirinë e shqiptarëve

Protesta e 7 tetorit, Berisha: Do jetë dita e drejtësisë,

Kreu i PD, Sali Berisha ka drejtuar thirrje për mobilizim masiv në datën 7 tetor, duke e quajtur këtë ditë si një betejë vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, ai thekson se kjo është “beteja e jetës sonë” dhe i kushton rëndësi rivendosjes së ligjit dhe Kushtetutës, duke denoncuar kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni. Kryetari i PD, Sali Berisha e paraqet 7 tetorin si ditën e drejtësisë, triumfit dhe fitores, dhe fton të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohen në këtë betejë për të përmbysur “narkoshtetin” dhe për të mbrojtur lirinë dhe fatin e kombit.

Berisha: Në betejë për të rivendosur në Shqipëri ligjin, Kushtetutën e shqiptarëve, jo të Xhaçkave, jo të Ramës, jo të hajdutëve, jo të Dumanëve, jo të Gjokëve, të kësaj kategorie kriminale, por Kushtetutën si shtyllë kryesore e rendit demokratik, ligjin dhe drejtësinë të barabartë për shqiptarët.
Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë. 7 tetori është dita e shqiptarëve. 7 tetori është dita e të rinjve shqiptarë. 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores.
Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar shqiptar, ftoj të gjithë shqiptarët në emigracion dhe kudo që janë të nisim së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë.
Vendimtare për lirinë e shqiptarëve.
Për përmbysjen e narkoshtetit të Edi Ramës, këtij armiku të egër të kombit shqiptar.
Këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve.

Të fundit