Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e PL para SPAK, Berisha: Ne qëndrojmë të bashkuar, të sigurt në fitore

Protesta e PL para SPAK, Berisha: Ne qëndrojmë të bashkuar,

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët theksoi rëndësinë e protestës së organizuar nga Partia e Lirisë, ku demokratët ishin të ftuar të merrnin pjesë.

 Berisha kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe mbështetësit e saj, duke e akuzuar për një diktaturë të mbrojtur nga influencat ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit

"Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot. Dhe PD, së bashku me PL do e dërgojë këtë rast përpara Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës, në mënyrë që ata që e organizuan këtë akt, të marrin ndëshkim ndërkombëtar. Akt i verbër i hakmarrjes politike e Edi Ramës ndaj Ilir Metës. Gjithçka për një person në hetim.

Kisha sot një mik në zyrë dhe isha në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, kur më pyeti po pse është në arrest shtëpie Sali Berisha, i thashë person në hetim. Nuk e besoi. Person me integritet.

Pasi telefonoi në Tiranë, më mori në telefon e më tha, të kërkoj ndjesë se tani e kuptova. Pra, çfarë ndodh në Shqipëri është shumë e vështirë të imagjinohet sepse Shqipëria është një diktaturë në mes të Europës.

Një diktaturë e mbrojtur nga propaganda, e mbrojtur nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, i cili është edhe censori kryesor mbi tokë. Në qoftë se diktaturat e tjera censurojnë në vendin e tyre, Soros censuron në të gjithë botën. Dhe kjo është e vërteta.

A mund të imagjinojë kush? Ndaj dhe ne qëndrojmë të bashkuar në këtë kauzë dhe të sigurt në fitore Një narko-diktaturë nuk mund të qëndrojë në mes të Europës. Jo," tha Berisha.

 

Të fundit