Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta kombëtare e 6 tetorit, Berisha: Ka vetëm një moto, betejë dhe vetëm betejë

Protesta kombëtare e 6 tetorit, Berisha: Ka vetëm një moto,

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se 6 tetori do të jetë protestë kombëtare, me vetëm një qëllim dhe moto: betejë dhe vetëm betejë.

Berisha tha nga selia blu se deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të protestës, revoltës dhe mosbindjes civile në çdo vend, përfshirë dhe sallën e parlamentit.

"Së pari do të jetë padiskutim protestë kombëtare. Kjo jashtë çdo dyshimi. Së dyti, do të jetë aksion kombëtar. Po përcaktohen të gjitha masat të cilat synojnë ti përgjigjen në shkallë kombëtare aktit brutal të mafias Rama-Xhafa dhe fillimit të betejës tonë, e cila ishte 100% e programuar dhe planifikuar për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të protestës, revoltës dhe mosbindjes civile në çdo vend, përfshirë dhe sallën e parlamentit, aty ku të lipset dhe ti kërkojë nevoja, ku të japin më shumë në këtë betejë. Për deputetë, drejtuesit e PD, ka vetëm një objektiv dhe moto, betejë, betejë dhe vetëm betejë", tha Berisha. 

Të fundit