Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta në Belsh, Salianji: PS vjedh duke abuzuar me një investime të panevojshme

Protesta në Belsh, Salianji: PS vjedh duke abuzuar me një investime

Tregtarët kanë protestuar sërish, duke kundërshtuar largimin e tregut nga qendra e Belshit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg qytetit.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji iu bashkua protestës, ku u shpreh se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve, dhe përkrahja do të jetë edhe në protestat e radhës për këtë shqetësim.

"Belsh, në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokimin e përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet!

Pasi i kanë marrë votën duke i konsideruar të futur në "xhep" qeveria vendos të flakë në rrugë qindra tregtarë të vegjël e fermerë në Belsh, i largon me dhunë nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitevesh.

Përmes një vendimarrje klienteliste kanë zgjedhur t'i shpërdorojnë paratë duke investuar në një zonë boshe për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë tek gjasme tregu i ri!

Dua ta bëj të qartë se do të jemi në krah të banorëve duke përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre legjitime për ndalesën që ju bëhet për të shitur produktet bio të zonës!", shkruan Salianji. 

Të fundit