Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para kryeministris, Veliaj, Beqaj dhe Vangjush Dako i bashkohen opozitës

Protesta para kryeministris, Veliaj, Beqaj dhe Vangjush Dako i bashkohen

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita, para Kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut pas skandaleve që përfshinë qeverinë.

Ky është tubimi i tretë radhazi që mbahet nga opozita, e cilësuar tashmë si “Foltorja 2”.

Këtë herë para godinës së qeverisë janë vendosur figura të improvizuara të ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të dënuar me burg për afera korruptive, siç janë Erion Veliaj, Vangjush Dakon, apo ish-deputetët Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.

Protesta ka nisur rreth orës 18:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00. Për shkak të protestës është bllokuar qarkullimi në bulevard si dhe në të gjitha rrugët që të cojnë drejt tij.

Të fundit