Flash News

Ditari i Opozitës

Provokoi opozitën, PD kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për Spiropalin

Provokoi opozitën, PD kërkon përjashtimin me 10 ditë nga

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për përjashtimin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Kërkesa është firmosur 10 deputetë: Kasëm Mahmutaj, Albana Vokshi, Isuf Çelaj, Luan Baçi, Tritan Shehu, Kastriot Piroli, Ina Zhupa, Gazment Bardhi, Eralda Bano dhe Petrit Doda.

Kërkesa për përjashtim vjen pas deklaratës së Spiropali bëri për deputetin Edmond Spaho, i cili u përjashtua nga seancat e Kuvendit.

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në Komisionin e Etikës si një revolucionar i vërtetë. Keqardhje që trashëgimia e tij e bilbilfryerjes nuk u trashëgua tek ju. Ai ishte padiskutim më i guximshmi dhe më shumë vlerë se ju së bashku. Ai do jetë në zemrat tona, deri pas 20 ditësh, kur të jetë këtu për revolucionin e radhës”, tha ajo.

Demokratët e kanë cilësuar një gjuhë provokuese, fyese dhe jo etike të përdorur nga ministrja.

Provokoi opozitën, PD kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Provokoi opozitën, PD kërkon përjashtimin me 10 ditë nga

Të fundit