Flash News

Ditari i Opozitës

PS mbrojti mandatin e Xhaçkës, Meta: Është një është një puç shumë i rëndë kundër Kushtetutës

PS mbrojti mandatin e Xhaçkës, Meta: Është një

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar hedhjen poshtë nga Kuvendi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën.

Meta u shpres se vendimi është një puç shumë i rëndë kundër ligjit themeltar të shtetit.

Pyetje: Mazhoranca nuk dërgon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, si e komentoni këtë ?

Përgjigje: Është grusht shteti. Në Shqipëri ka ndodhur një grusht shteti në mënyrë të vazhdueshme, dhe kjo është një shprehje e asaj se, shteti është totalisht i kapur nga Edi Rama.

Ju i dini rezervat e mia, për vetë Gjykatën Kushtetuese, për integritetin e saj, që u cënua rëndë nga i gjithë ai proçes, që kur nisi formimi I Gjykatës Kushtetuese.

Nuk dua të ju kthej pas, tek betimet që bëheshin tek noteria tek Lana, apo tek ligji për të hequr betimin përpara Presidentit të Republikës, sipas Kushtetutës, që e rrëzoi Venecia dhe populli.

Apo, dhe shumë akte të tjera. Kjo tregon dhe njëherë tjetër, se kemi të bëjmë me një regjim, edhe duhet të organizohemi, ashtu siç duhet për t’u ndeshur me regjimin.

Të fundit