Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
"Qeveri e mbushur me hajdutë", Balliu: Nuk shkohet në Europë me drogë e trafikantë
Shefi i Organizimit të PD-së në Tiranë Klevis Balliu, ka komentuar protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës.
Përmes një statusi në “Facebook”Balliu theksoi se qeveria e Rilindjes është e mbushur me hajdutë. Ai shprehet se nuk shkohet në Europë me drogë e trafikantë.
“Në të gjithë diskutimet tona, çdo qytetar e di që Erion Valiaj është hajdut, çdo qytetar e di që Edi Rama është hajdut, çdo qytetar e di që Olta Xhaçka është hajdute, Belinda Balluku është hajdute. Të gjithë dinë që këta janë hajdutë.
Dhe pyetja ngrihet se çfarë i mban këta hajdutë në pushtet, kur nje popull i tërë e di që këtë janë hajdutë. I mban një drejtësi e korruptuar. Ky është sot këtu sepse këtu nuk ka drejtësi. Erion Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse këtu nuk ka drëjtësi. Edi Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi dhe sot ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë.
Si mund të shkosh në Evropë me drogë dhe me trafikante ne parlament . Si mund të shkosh ne Evropë me kriminelë që drejtojnë Policinë e Shtetit. Që urdhërojnë policinë e Shtetit”, shkruan Balliu.