Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
“Qeveria ka mblesëri me krimin”/ Alimehmeti: Detyra e opozitës për zgjedhje, të ofrojë alternativën
Anëtar i kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti, i ftuat në në Syri Tv, komentoi sfidat e opozitës për zgjedhjet e vitit 2025, vendosur përballë të ‘qeverisë e cila tashmë komandohet nga krimi’, siç u shpreh ai.
Sipas Alimehmetit, sfida do të jetë shumë e vështirë, pasi përballë nuk kanë një situatë normale dhe një parti politike, por krimin.
“Nuk diskutohet që sfida për 2025-ën, por edhe në vijim për opozitën është shumë e fortë si në shkallë bashkie, si në shkallë qarku dhe shteti. Pse?! Sepse përballë nuk kemi një situatë normale, nuk kemi një parti politike, por një mblesëri, që besoj dhe ju e keni shume të qartë dhe nuk ka shqiptar që nuk i di mblesëritë e kësaj partie dhe qeverie, me krimin me paratë e pista e me radhë.
Pra, çfarë po i vëmë përballë është diçka goxha e madhe një makineri e madhë parash të pista, të cilat na detyrojnë të gjithë neve, përfshirë votuesit e asaj partie, që të kemi një jetë të zymtë brenda kufinjve të Shqipërisë dhe që ka detyruar gjysmën e shqiptarëve të largohen nga Shqipëria.
Kjo, besoj është shumë e qartë dhe nuk ka as vend për të shtuar më këtu. Në këtë aspekt nuk ka shumë çfarë t’ju thuash më shqiptarëve, pra se ku është qeveria që qeveris vendin. Çfarë ka shumë për të bërë? Se kjo është dhe detyra e opozitës. Të vendosë përballë alternativën , të afrojë atlernativën. Të vendosë përballë kësaj situate jerëzit më të mirë që ka. Kjo është ajo çfarë presim gjatë javëve në vijim.” – tha Alimehmeti.