Flash News

Ditari i Opozitës

Rama tha se nuk e njeh Becchettin, Berisha: Zuzar që nuk njeh ligj kombëtar e ndërkombëtar

Rama tha se nuk e njeh Becchettin, Berisha: Zuzar që nuk njeh ligj

Një situatë ndoshta e pakëndshme për kryeministrin ndodhi pak para nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Një gazetar italian e pyeti Ramën, teksa ky i fundit priste zyrtarët në Pallatin e Kongreseve, se a do të paguante Francesco Becchettin, për dëmshpërblimin që ka kërkuar. Por, kryeministri iu drejtua duke i thënë se nuk e njihte biznesmenin.

Për këtë deklaratë të Ramës, ka reaguar edhe kryedemokrati Sali Berisha. Me një postim në Facebook, ku ka ndarë momentin e pyetjet nga gazetari, Berisha shkruan për Ramën:  Zuzar që nuk njeh ligj kombëtar as ndërkombëtar”.

Të fundit