Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Zgjedhore, Paloka: Propozimet e qeverisë do vijnë nga Basha e do shihen si të pranuara nga opozita

Reforma Zgjedhore, Paloka: Propozimet e qeverisë do vijnë nga Basha e

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh deputeti Edi Paloka foli për debatin mbi Reformën Zgjedhore.

Në një intervistë në studion e News 24, Paloka tha se propozimet që do t’i interesojnë kryeministrit Edi Rama do të prezantohen nga Lulzim Basha dhe do të shiten si propozime të pranuara nga opozita.

“Reforma zgjedhore, propozimet që i leverdisin Ramës do propozohen nga Basha dhe do të quhen si propozime të cilat i janë pranuar nga opozita. Basha nuk është opozitë. Edhe orarin se kur hynë në Kuvend dje ua caktoi Taulant Balla”, deklaroi Paloka.

I pyetur në lidhje me faktin nëse ndjehen apo jo përgjegjës për faktin se kalimi i ligjeve të rëndësishme në Kuvend po bëhet në mënyrë kaotike, Paloka tha se opozita kurrë nuk është dëgjuar në Parlament, edhe nëse nuk do të ishte një situatë e tillë e tensionuar.

“Do ndjehesha fajtor nëse do na shkelnin me këmbë dhe nuk do të reagonim. Sa për ligjet, ka ndodhur ndonjëherë që të dëgjohet edhe një herë të vetmet edhe një vërejtje më banale e opozitës në Parlament. Kemi diskutuar 2 ditë e 2 netë për buxhetin dhe asnjë amendament nuk u mor parasysh”, tha ai.

 

Të fundit