Flash News

Ditari i Opozitës

Regjistrimi i koalicioneve, Kryemadhi 90 minuta diskutim me Bashën në selinë blu

Regjistrimi i koalicioneve, Kryemadhi 90 minuta diskutim me Bashën në

Teksa na ndan vetëm një ditë nga afati i fundit i koalicioneve parazgjedhore, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë blu për të takuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

Në takimin që ka zgjatur rreth 90 minuta, tema kryesore e diskutimit kanë qenë rakordimi i detajeve të fundit të koalicioneve.

Gjatë ditëve të fundit Basha ka zhvilluar takime dhe me aletët e tjerë Mediu, Idrizi dhe Dule për të dakordësuar qarqet ku do të kandidojnë dhe nga sa kandidatë do të kenë gjithsej. Ndërkohë që më parë ka rënë dakord me Dashamir Shehun, Nard Ndokën dhe Agron Dukën.

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që të shkojë e vetme në zgjedhjet qendrore të 25 prillit, ndërsa Partia Demokratike pritet që të jetë në një listë me PDK-në, LZHK-në, PR-në, PAA-në, PDIU-në dhe PBDNJ-në.

 

Të fundit