Flash News

Ditari i Opozitës

Rendi dhe siguria, Salianji: Ministri është bërë gazi i botës, ka një kupolë mafia në polici

Rendi dhe siguria, Salianji: Ministri është bërë gazi i

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, sa i përket rendit dhe sigurisë në Shqipëri.

Nga Komisioni i Sigurisë, Salianji u shpreh se policia ka një “kupolë mafia” që i shërben pikërisht kësaj të fundit. Teksa iu drejtua ministrit, Salianji tha se Hoxha është kthyer në një ministër që po bëhet ‘gazi i botës’, ku ligjet i sjellin karagjozët e Tik Tok-ut.

“Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë se e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur. Më vjen mirë që ministri aprovon ato që kemi thënë gjithë këto vite.

Meqë është i pakënaqur ku është më shume, tek dekonspirimi i operacione, te përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, tek mos arrestimi i krerëve të bandave?

Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia. Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY. Thatë që do të ketë një gjeneratë të re drejtuesish. Pra i bie që ju i paskeni caktuar. Sa herë vjen një ministër sjell një ligj të ri.

Pra ligji gjoja me aplikim, të sjell nga karagjozë Tik Tok-u… Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj. Jeni bërë gaz i botës”, tha Salianji.

Të fundit