Flash News
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Replikat me Hoxhajn/ Bardhi: Je zëdhënës i Pëllumb Gjokës
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, replikoi sot gjatë seancës plenare me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhaj, lidhur me ndikimin e bandave në emërimin e drejtuesve të Policisë.
Bardhi në replikë me Hoxhën tha se i referohej dokumenteve zyrtare në dosjet e SPAK.
Në këtë kuadër Bardhi tha se emërimet në Policinë e Shkodrës bëheshin nga Bajrat dhe Pëllumb Gjoka.
Reagimi nga Gazment Bardhi
Nuk përmenda raportin e EUROPOL. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumentave zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodres dy individ të ngrenë dhe të ulin.
Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumenta se unë nuk flas pa dokumenta dhe Pëllumb Gjoka. Të fola për emërimin e Pëllumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seance, ke ndonjë përgjigje?!
Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” o tij po i behej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos me trego mua raportin e EUROPOL, se e di me mirë se ty”