Flash News

Ditari i Opozitës

‘Rikthimi’ në shtëpi, Bardhi: Lëvizjet s’kanë lidhje me vizitën me SHBA, së shpejti bashkim i të gjithë kampit

‘Rikthimi’ në shtëpi, Bardhi: Lëvizjet

Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e Sali Berishës janë bashkuar sot për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike, pas gati dy vjetësh qëkur selia u rimor nga Berisha dhe ku mbështetësit e Bardhit mblidheshin në kryesinë e Kuvendit.

I ftuar në Report tv, Bardhi u pyet se pse bashkimi erdhi pas vizitës në SHBA, por ai sqaron se ky udhëtim i pak ditëve më parë nuk ka lidhje me zhvillimet në PD.

Madje, Bardhi tha se së shpejti do të ketë bashkim të të gjithë kampit opozitar.

“Lëvizjet s’kanë lidhje me vizitën me SHBA. E kam thënë dhe publikisht. Nuk e ngatërroj vizitën në SHBA me zhvillimet brenda Pd. E kam bërë të qartë këtë.

Sikundër kam premtuar që po punoj bashkë me kolegët e tjerë, 43 deputetët që jemi bashkë, po punojmë për bashkim jo vetëm të Pd por shumë shumë shpejt do të ketë zhvillime për bashkim të të gjithë kampit opozitar", tha Bardhi.

 

Të fundit