Flash News

Ditari i Opozitës

“Rrezikon 6 vjet”, Berisha: Rama i pret Bashës kur të dojë fletën e arrestit

“Rrezikon 6 vjet”, Berisha: Rama i pret Bashës kur të

Kreu i PD, Sali Berisha e ka konsideruar ish kreun e PD, Lulzim Basha si peng i kryeministrit Edi Rama.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Berisha thotë se si i tillë, Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit.  

“Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë.

Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve.

Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD. Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij.

Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar.

Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës”, deklaroi Berisha.  

Të fundit