Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e pensioneve me rreth 800 lekë, Tabaku: Pensionistët nuk përballojnë as produktet minimale

Rritja e pensioneve me rreth 800 lekë, Tabaku: Pensionistët nuk

 

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rritjen e fundit nga qeveria të pensioneve.

Në një postim të fundit në rrjetet e saj sociale, Tabaku denoncon rënien drastike të fuqisë blerëse, duke vënë theksin te mungesa e mbështetjes nga qeveria, e cila, sipas saj, vazhdon të braktisë shumicën e qytetarëve.

Deputetja thekson se familjet me dy pensionistë nuk mund të përballojnë më as koston minimale të jetesës, e lëre më të përballojnë shpenzimet shëndetësore që çdo ditë bëhen më të larta.

Ndër të tjera, Tabaku sjell në vëmendje një krizë të paprecedentë në historinë e tranzicionit 30-vjeçar të Shqipërisë.

Postimi plotë:

Shikoni se çfarë mund të blejë një pensionist me 800 lekëshin e propaganduar të rritjes së pensioneve: një pako oriz, një pako makarona dhe një shishe qumësht. Të tre produkte shqiptare me çmime shumë të ulëta në treg. Tani, a mund të jetojë një familje me dy pensionistë dhe kosto shëndetësore, kur çmimet mesatarisht janë rritur me 30%, me këtë shtesë prej 800 lekësh në muaj, që mbulon minimalen e produkteve? A mund të mbijetojë një familje që sot varet nga remitancat, nga të ardhurat që vijnë nga jashtë, që janë bërë burimi kryesor i të ardhurave?

Po këta 750 mijë pensionistë që prisnin përmbushjen e premtimeve socialiste për rritjen e pensioneve? Shikoni çfarë ka ndodhur me pagat dhe pensionet gjatë këtyre 11 viteve. Për herë të parë në këtë periudhë 30-vjeçare të tranzicionit, pagat dhe pensionet kanë rënie reale, sepse sot kemi një krizë të familjes, një krizë të buxheteve familjare.

Kjo krizë vjen nga rritja e çmimeve të produkteve, por gjithashtu është rezultat i rënies së të ardhurave të disponueshme. Kemi tregje pa konkurrencë që nuk kontrollohen dhe minimum të mbrojtjes së konsumatorit, gjë që reflekton krizën e familjeve shqiptare. Këtë sistem duhet ta ndryshojmë. Një sistem ku qeveria u shërben shumicës dhe jo pakicës.

Të fundit