Flash News
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen ‘Partizani’ janë drejt përfundimit.
Mësohet se Berishës do t’i komunikohet akuza dhe t’i paraqitet zyrtarisht.
Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14:00.
Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.
Vjeshtën e 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndëri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie.
Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej dhjetorit të 2023. Edhe Malltezi ndodhet në arrest shtëpie.