Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji dyshime për zgjedhjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit: Rrumbullaku, kokë turku për skandalin e TIMS

Salianji dyshime për zgjedhjen e Drejtorit të Policisë së

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është kokë turku për skandalin e sistemit TIMS, pasi nuk ka bërë siç duhet punë.

I ftuar në News24, Salianji tha se Rrumbullakut i thanë detyrë që të bëjë manipulimin për të dhënat e TIMS, por nuk ka bërë mirë punën.

“U largua Rrumbullaku se nuk e mbuloi mirë skandalin e TIMS. Koka e turkut për skandalin e TIMS nga pikëpamja administrative, e kishin piketuar që do ishte ai.

Ai dha dorëheqje të detyruar. I dhanë detyrë që të bëjë ndërhyrje në TIMS, i dhanë detyrën të manipulojë për të dhënat, por nuk ka bërë mirë”, tha deputeti i PD.

Sa i takon zgjedhjes së Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Salianji ngriti dyshime për një proces fars, pasi emri i ri është paracaktuar para se Rrumbullaku të jepte dorëheqjen.

Është një tenderim te grupet kriminale se cili do të influencojë më shumë për të zgjedhur drejtorin. Drejtori është i përcaktuar, nuk është përcaktuar sot, ka një muaj e gjysmë, pa ikur Rrumbullaku. Po të them emrin do duket sikur influencoj apo kam interes për ndonjë kandidat në garë. Një pjesë e këtyre që janë në garë do jenë drejtues qarqesh”, u shpreh ndër të tjera Salianji.

Të fundit