Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji flet pas seancës në Apel: Çështje e montuar për të më goditur politkisht, Alizoti paguhet nga Ardi Veliu

Salianji flet pas seancës në Apel: Çështje e montuar

Deputeti demokrat Ervin Salianji foli pas seancës në Apel, për çështjen “Babalja”.

Salianji tha për mediat se nuk asnjë fakt ndaj tij që mund ta inkriminojë në çështje. Demokrati theksoi se janë rreth 600 çështje që i ka fituar dhe i kanë dhënë të drejtë atij.

“Sikurse e keni ndjekur, sot u zhvillua një proces, datë tjetër e në procesi të stërgjatë. U përballa sërish në gjykatë për shkak se një i dënuar për trafik droge jetonte i lirë në Shqipëri, për shkak të mbrojtjes që i jepte vëllai i vetë. Sikurse është e qartë nga dokumentet përmes audios në sallë, nuk ka asnjë fakt si mund të inkriminohem në këtë çështje.

Nëse unë flas me emra konkrete, më shumë se 600 çështje gjyqësore të fituara, ku koha na ka dhënë të drejtë, sot ishim në një rast tjetër, ku unë përmendja argumente. Avokati ka një raport më shumë se thjesht me një klient. Nuk kemi bërë videoregjistrim, por audioregjistrim. Nuk kam asnjë interes unë, përveç interesit publik. Nuk kam asnjë njohje personale me Babalen”, deklaroi Salianji.

Salianji shtoi se Alfred Alizoti paguhet nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu dhe Andon Marko. Deputeti tha se të gjithë personazhet e kanë montuar çështjen politikisht për ta dëmtuar si përfaqësues i opozitës.

“Avokati i ish ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Prokurori nuk kujdeset të kuptojë që nuk është videoregjistrim, por audio regjistrim. Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan”, shtoi Salianji.

Të fundit