Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji nga qelia: Mbështes protestën, Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike

Salianji nga qelia: Mbështes protestën, Rama i ka hapur luftë

Ervin Salianji, ka reaguar sërish nga qelia duke mbështetur veprimet e kolegëve të tij të Grupit Parlamentar të PD-së gjatë protestës së sotme në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se qeveria e Edi Ramës ka nisur një "luftë" kundër opozitës përmes burgosjeve politike.

Në mesazhin e tij, Salianji e cilëson të drejtë formën e protestës që kolegët e tij kanë ndjekur, duke paralajmëruar se përgjigjja për këtë do t’i vijë kryeministrit Rama nga qytetarët. “Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar. Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike! Përgjigjen do ta marr nga shqiptarët,” shkroi Salianji.

Protesta e sotme u zhvillua në shenjë revolte ndaj arrestimit të Salianjit dhe ndaj një vendimi gjykate që përfundoi mandatin e tij si deputet. Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi vakancën e krijuar nga largimi i tij dhe dërgoi një njoftim përkatës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të plotësuar vendin e lirë.

Të fundit