Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji nga selia blu: Shkoj në burg si politikan që dëshmoi përfshirjen e Xhafajt dhe familjes në narkotrafik

Salianji nga selia blu: Shkoj në burg si politikan që dëshmoi

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për gazetarët nga selia blu.

Salianji, referuar vendimit të Apelit ndaj tij, u shpreh se nuk po shkon në burg si kallëzues i rremë, por si politikan i opozitës që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij, në narkotrafik.

“Çfarë e detyroi Ramën dje të reagonte për vendimin, kur ai ka thënë se nuk i komenton vendimet e drejtësisë. Ishte i tërbuar pas vendimit.

Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj, trafikanti ndërkombëtar, si vëllai i tij në atë kohë ministër, dhe Rama nuk patën asnjë reagim për 5 vite më radhë, u fshehën.

Reagimi publik ka qenë si radhë herë në unison kundër kësaj stisje në emrin tim. Unë kam një kontribut të gjatë në PD, kam denoncuar afera korruptive që kanë tërbuar Ramën dhe ministrat e tij, nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por si një politikan i ri i opozitës që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik”, tha ai.

Të fundit