Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji nxjerr në Apel përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë: Ka biseda edhe me kreun e grupit të PS

Salianji nxjerr në Apel përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e

Deputeti demokrat Ervin Salianji nga seanca gjyqësore për çështjen “Babale”, ka publikuar bisedat e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë së Fierit.

Nga përgjimet e publikuara, del se Alizoti urdhëron drejtorin për t’i dërguar paratë. Salianji shprehet se Alizoti ka edhe komunikime me kreun e grupit të PS.

“Fred Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni këtu, komunikim me kreun e grupit të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me drejtorin e policisë së Fierit, zv drejtorin e policisë së Fierit, komunikimet që mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së fierit dhe i thotë më sill paratë këtu se i thashë shefit, aaa e kuptove i thotë në 2 të natës. Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të cilit është ndërtuar e gjithë kjo farëse urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve, vinte nga fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij”, ka thënë Salianji.

Të fundit