Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Pa kandidatët e Primareve, do të faleshin 61 bashkitë

Salianji: Pa kandidatët e Primareve, do të faleshin 61 bashkitë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh se nëse nuk do të ishin kandidatët e Primareve, opozita do t’i kishte falur 61 bashkitë e vendit socialistëve.

Salianji tha për Euronews Albania se qytetarët dhe çdo demokrat duhet të votojë kandidatët e opozitës. Salianji i bëri thirrje të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar dhe kandidatëve për kryebashkiakë, të bëjën të pamundurën që mesazhi të shkojë te qytetarët përpos ndasive politike.

Salianji: Nuk besoj që ka opozitarë apo qytetarë të PD-së që nuk e ka kuptuar se duhet të votojë kandidatët e opozitës. Nëse nuk do të ishin kandidatët e Primareve do të ishim në situatën ku do të faleshin 61 bashkitë thuajse. Ju thatë 14 unë nuk e di se sa kanë mbetur dhe nuk besoj se e di njeri se sa kandidatë janë realisht. Për fat të keq, më duket sikur është një projekt tanimë. Falja e tanishme e bashkive nëse nuk do të ishin kandidatët e Primareve, do të dukej që ky ka qenë një projekt për t’i lehtësuar, për t’i hapur rrugë Edi Ramës për të kontrolluar gjithçka në këtë vend.

Në këtë kuptim duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, gjithë opozitarët gjithë qytetarët që janë me opozitën dhe ata që janë të pakënaqur nga qeveria, duhet të votojnë dhe do të votojnë kandidatët e opozitës. Besoj është detyrë e deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar, të bëjnë të pamundurën të kapërcejnë dhe te qytetarët të shkojë mesazhi përtej ndasive politike.

Të fundit