Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji paralajmëron Ramën dhe socialistët: Do të merrni përgjigjen që meritoni nga opozita

Salianji paralajmëron Ramën dhe socialistët: Do të merrni

Deputeti demokrat Ervin Salianji foli jashtë Kuvendit pas seancës së sotme, e cila nisi me tensione dhe përfundoi me largimin e mazhorancës.

Salianji tha për mediat se socialistët nuk kanë lidhje as me fjalën e as me ligjin. Demokrati tha se PS-ja vendosi të përdhosë Kuvendin duke rrëzuar 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita.

Ai paralajmëroi se PS dhe Rama do të marrin përgjigjen e merituar nga opozita.

“PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores. Një seancë siç ishte solemne për Kosovën, PS vendosi që të përdhosë Kuvendin, për ta përdhosur atë. PS nuk ka të drejtë as qeveria, që të rrëzonte 3 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Ndaj ishte komisioni hetimor për konfliktin e interesit. Ne po themi që të diskutojmë që të diskutojmë për çështje që kanë interes për kontroll parlamentar”, tha ai.

Të fundit