Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Rama të dorëhiqet si kryeministër dhe të garojë i barabartë në 2025-ën

Salianji: Rama të dorëhiqet si kryeministër dhe të

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka sfiduar kryeministrin Rama i cili nga Asambleja socialiste ‘i dha’ PS-së fitoren e zgjedhjeve të 2025-ës.

Në një reagim në Facebook, Salianji shkruan se Rama duhet të japë dorëheqjen si kryeministër dhe të garojë i barabartë me të tjerët.

Demokrati shton se figurat e reja që Rama prezantoi nuk janë asgjë tjetër, veçse kukullat e tij që do të përdoren si lecka, e më pas do të hidhen.

“Lajmet nga byroja e sotme e “Rilindjes” ishin koperturat e reja të krimit për këto zgjedhje dhe masakrimi i elitës politikë te PPSh. Përgatitja që partia e punës të mos ketë asnjë individ që mund të rivalizojë autokratin. Figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast rrisku eventual për ti marrë partinë pas humbjes së zgjedhjev! Propozimi i sotëm për listat i rrëzoi argumentin se duhet një listë e mbyllur që të garantojë funksionimin e partisë duke mbrojtur elitat. Ku janë sot “të rinjtë” që propozoi dhe bëri ministra? Po këta deputetët e rinj të mandatit 2021-2025 i ka dëgjuar njeri?!

Lajmi  tjetër është që përveç Ramës të gjithë janë lecka që përdoren dhe hidhen, por meqẽ Rama bëri këtë propozim për të përdorurit e tij, a do të dorëhiqet Rama si Kryeministër me më shumë se një mandat për të garuar si i barabartë? E meqë ka bindje se fiton dhe jo vjedh ta provojë se sa vlen para qytetarëve!”, shkruan Salianji.

Të fundit